Nisma shpalos programin në Ferizaj

Në tubimin elektoral të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj, Fatmir Limaj, kryetar i kësaj partie, tha se bartësi i listës së Nismës në Ferizaj bart vlera të larta kombëtare. Siç tha Limaj, Nehat Mustafa është kontribuues i madh për liri e shtet-ndërtim, ekspert i zhvillimit të arsimit, ndërsa kërkoi mbështetje për të gjithë kandidatët për asamble komunale në Ferizaj.

“Djem e qika, më shumë se Nehati, e ju të rinj më shumë jeni UÇK, ju se keni jetuar me lirinë më shumë se ne. Kosova dhe shteti ynë ka me u forcu aq sa e meriton. Askush nuk ka me na trajtu nëse nuk punojmë, aq sa e respektojmë shtetin, punojmë për të, aq na nderojnë. Shteti nuk është i përjetshëm nëse qytetarët nuk e mbështesin. Bashkohuni rreth njerëzve që kanë vepra. Ferizaj e ka fatin që kemi një djalë që nuk ka në Kosovë një njeri që e njeh më mirë arsimin në Kosovë se Nehat Mustafa. Kur flet Nehati për arsimin është sikur të flasë për fëmiun e vet. Ne jemi disa njerëz që angazhohemi duke i ndjerë. Nehati i duhet Kosovës për të qeverisur në nivel Kosove me arsimin”, tha Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate.


Go to TOP