Nisin punimet për “Tregun e Gjelbër” të përkohshëm në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për krijimin e një hapësire të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm.

Ai ka shpërndarë disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku po kryhen punimet, raporton Klan Kosova.

“Pas heqjes së azbestit, kemi filluar me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojmë një hapësirë sa më të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, duke vazhduar më pas me realizimin e projektit të madh për këtë zonë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Go to TOP