Nis takimi në Bruksel, Vuçiq publikon fotografinë

Ka nisur takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit ka publikuar fotografi nga salla e takimit, aty ndërmjetësues janë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Po ashtu edhe Komisioni Evropian ka publikuar video nga nisja e takimit Kurti – Vuçiq.

Të dytë krerët e shteteve të Kosovës dhe Serbisë, kishin takime një ditë më herët me përfaqësues të SHBA-ve, NATO-së dhe BE-së.

Go to TOP