Nis seanca, Haxhiu fton opozitën të vijë në sallën plenare

Ka nisur punimet seanca e dytë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën si kandidate për presidente.

Deri më tani partitë opozitare nuk janë prezentë në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja Albulena Haxhiu u bëri thirrje që të marrin pjesë në seancë. 

“Ndërkohë presim që deputetët që nuk janë të pranishëm në këtë seancë të na bashkohen. I ftoj grupet parlamentare që nuk janë të pranishme në këtë seancë që të vijnë. Sipas informacioneve që kemi ata janë në zyrat e tyre andaj i ftojnë të vijnë e të na bashkohen”, ka thënë Haxhiu.

Go to TOP