Nimani: Bashkë me koalicionin jemi dakorduar për Programin Zgjedhor 2025-2029
Artan Nimani nga Forumi Intelektual Europa 2030, së bashku me kryetarin e koalicionit Ramush Haradinaj dhe kolegët Fatmir Limaj e Abdullah Klinaku, njoftuan përfundimin dhe dakordësimin për programin zgjedhor 2025-2029.
“Prioritetet kryesore përfshijnë anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO, zhvillimin ekonomik, konsolidimin demokratik e institucional, dhe rritjen e pagave mesatare mbi 1000 euro, si dhe pensionet minimale në 500 euro” ka thënë Nimani.
Ai vuri në dukje se lista e kandidatëve do të jetë e fokusuar në cilësi dhe gjithëpërfshirje, ndërsa Haradinaj, njëherazi kandidat për kryeministër, udhëheq me përkushtim drejt një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën, duke vendosur familjen si shtyllën themelore të shoqërisë. /Kosova.info/
