E duan Barça dhe City, Porto vendos çmimin për Costa-n

Klubi portugez, Porto raportohet se tashmë ka vendosur çmimin për portierin Diogo Costa.

‘Gardiani’ portugez kërkohet nga dy gjigantët evropian, Barcelona dhe Manchester City.

Tek kampionët në fuqi të Anglisë, Costa po shihet si një zëvendësues ideal për Ederson, ky i fundit duket se karrierën do të vazhdojë në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, Barça po kërkon zëvendësuesin e të lënduarit Marc-Andre ter Stegen.

Porto siç raportohet, kërkon 43.5 milionë euro për të Costa-n.

Portugezi me Porton ka kontratë deri në verën e vitit 2027, mirëpo, thuhet se Costa qysh në verën që vjen mund të bëhet me skuadër të re.

Go to TOP