Nicole Kidman pret flokët në rolin e saj në “Expats”

Nicole nuk është e panjohur për transformimet që i bën, por në rolin e fundit të saj, ajo mund të paraqitet me flokët më të shkurtër ndonjëherë.

Flokët e saj bjonde mezi arrijnë nofullën e aktores.

Prime Video ndau imazhet e para nga “Expats”, një seri që do të debutojë në vitin 2024.

Fotot nga seriali tregojnë Kidman e shtrirë në një vaskë transparente ngjyrë vjollce, dhe natyrisht duke treguar ‘bobin’ e saj të shkurtër.

Kidman do të luaj së bashku me Sarayu Blue, Ji-young Yoo, Brian Tee, Jack Huston, Ruby Ruiz dhe Amelyn Pardenilla.

Sipas Prime Video, seriali bazohet në romanin më të shitur “The Expatriates”, nga Janice Y. K. Lee. Lulu Wang është producente dhe regjisore.

Seriali fokusohet në tre gra amerikane, të cilat bashkohen pas një tragjedie të papritur familjare.

”Expats” do të shfaq një episod premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 8 shtator.

Përveç luajtjes në serial, Kidman shërbeu edhe si producente ekzekutive.

Go to TOP