Sot Danimarka – Serbia dhe Anglia-Sllovenia, në programin e “EURO 2024”

Sonte do të vazhdojnë ndeshjet e Kampionatit Evropian.

Pas ndeshjeve të grupit B që u zhvilluan mbrëmë, në rend sonte nga ora 21:00 janë ato të grupit C.

Për meraklinjtë e futbollit, do të servohen dy përballje tejet interesante, Danimarka – Serbia dhe Anglia – Sllovenia, do të jenë në program.

Në këtë grup, situata është tejet interesante.

Aktualisht, Anglia kryeson me katër pikë, më pas renditet Danimarka me dy pikë.

Po aq pikë i ka edhe Sllovenia në vendin e tretëm ndërkaq e fundit është Serbia me vetëm një pikë.

Tani për tani, tutje ecin Anglia dhe Danimarka.

Por, mundësia për kualifikim është e hapur edhe për dy skuadrat e tjera.

Mbetet të kuptohet sonte se kush nga grupi C do të shkojë në fazën e eliminimit direkt në “EURO 2024”.

Go to TOP