Ngjyrat e vjeshtës tërheqin vizitorët në Pogradec
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga qyteti i poetit të madh Llazar Gusho (Lasgush Poradeci), duke i bërë një ftesë të gjithëve për të vizituar qytetin juglindor të Shqipërisë.
“Mirëmënegjes, dhe me magjinë e vjeshtës që ka zbritur në Pogradec, duke ia shtuar edhe më shumë nurin qytetit të Lasgushit si një ftesë për ta vizituar e shijuar këto ditë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.