Ngjarjet e datës 10 qershor

Ngjarjet e datës 10 qershor 2025.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në inaugurimin e çerdhes së re. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav (Skenderaj, ora 09:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00) 

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë për media. (OEK, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ecin këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Prizren, ora 10:30)

Lansohet projekti “HoReCa”. ( Prishtinë, ora 10:30)

Hapet edicioni i radhës i Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2025”. (Ora 11:00)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të renovimit të Repartit të Pulmologjisë. (Spitali i Përgjithshëm, në Prizren, ora 12:30)

Platforma “Liria ka emër” mbanë konferencë për media. (Ora 14:00)

Forumi Ballkanik mban panel diskutimi me rastin e publikimit të të dhënave: “Kosovarness through Cinema: Soft Power and Self-Perception through Language”. ( Prishtinë, ora 19:00)


Go to TOP