Ngacmohet një femër nga dy të panjohur në Vushtrri
Një femër ka raportuar në Polici se është ngacmuar nga dy persona të panjohur në Vushtrri.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:00 në rrugën “ Fatime Hetemi” në Vushtrri, dhe rasti është iniciuar “ngacmim”.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar nga dy persona të panjohur. Në lidhje me rastin konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
