Kinës i duhet të kthehet në vitin e largët, 1619, që t’ia kthejë kritikën e njëjtë ShBA-së

Një zyrtar kinez ka reaguar ndaj miratimit të aktit për parandalimin e punës së detyrueshme të ujgurëv në Xinjiang, duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta shikojnë problemin e tyre me punën e detyrueshme. Megjithatë, për t’i mbështetur kritikat në të dhëna, zyrtarit iu desh ta përmendte vitin e largët, 1619.

Xu Guixiang, zëdhënës i qeverisë rajonale në Xinjuiang, tha se akti i Shteteve të Bashkuara rreth parandalimit të punës së detyrueshme në këtë rajon është ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të Kinës.

Reagimi i tij erdhi pasi presidenti amerikan, Joe Biden, e nënshkroi aktin me të cilin ndalohet importimi i produkteve të prodhuara në Xinjiang për shkak të shtypjes së ujgurëve dhe pakicave tjera nga autoritetet kineze.

Sipas Xu-së, Shtetet e Bashkuara po e drejtojnë gishtin nga çështjet e punës në Xinjiang duke u mbështetur në të dhëna të rreme, thashetheme dhe gënjeshtra, duke e përdorur paragjykimin ideologjik, që është i padrejtë dhe i papërgjegjshëm, shkruan gazeta kineze në gjuhën angleze, “Global Times”.

Për ta kritikuar ShBA-në për temën që lidhet me aktin e nënshkruar nga presidenti amerikan, zyrtarit kinez iu desh të kthehej katër shekuj prapa në kohë. Xu tha se që nga pranimi i grupit të parë të sllavëve, nga viti 1619 deri më 1865, plantacionet jugore të kontinentit amerikan ishin vendi kryesor ku personat me ngjyrë dhe pakicat tjera bënin punë të detyrueshme.

“Mund të thuhet se puna e detyrueshme është një njollë që nuk do të fshihet kurrë nga historia amerikane”, tha zyrtari kinez.

Go to TOP