Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti kanë filluar të lëvizni pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Si rrjedhojë e kësaj është shtuar edhe numri i udhëtarëve në Aroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si dhe është rritur kërkesa për fluturime më të shpeshta për në vende të ndryshme.

Si rezultat i kësaj linja ajrore bullgare GP Aviation, përmes degës së saj Kosovës, do të prezantojë një linjë të re që lidh kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën me qytetin bregdetar bullgar të Detit të Zi, Burgas, tha operatori në Aeroportin e Prishtinës.

Fluturimet e GP Aviation nga Prishtina në Burgas do të fillojnë në qershor, tha Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në një postim në rrjetet sociale në fillim të kësaj jave.

Në Kosovë, GP Aviation kryen kryesisht fluturime që lidhin Prishtinën me qytetet gjermane.

Go to TOP