Nga gjobat në trafik deri te aksidentet, në aksion me Policinë e Kosovës

Patrulla me të cilën ekipi i Kiks Kosova do ta kalonte ditën, u caktua, dhe “misioni” u nis Ilirjeta Maliqin dhe Fiton Kukajn.

Patrullimi i zakonshëm filloi.

Nga ky patrullim, dy qytetarë përfunduan të dënuar për mosvendosje të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

Radiolidhja nuk pushonte, informacione të shumta kalojnë brenda ditës nëpërmjet saj.

Njësiti, me të cilin KIKS-i po patrullonte, njoftohet se duhet të ndërhynte në një rast të një aksidenti trafiku.

Policia e Kosovës shkoi në vendin e ngjarjes dhe mori palët për në stacion, për të vazhduar tutje me procedurat.

Më tutje, erdhi koha e drekës.

Duke qenë se policëve të Kosovës nuk u paguhet shujta ditore, ata janë të detyruar që shujtat e tyre t’i paguajnë vetë.

Me t’ u kryer dreka, patrulla mori një informatë nga baza.

Një person ka lajmëruar policinë se një nga fqinjët e tij ka parkuar në vend jo të duhur dhe atij ia ka bllokuar hyrjen dhe daljen.

Pasi policia mbërriti, vetura ishte duke u larguar nga vendi ku kishte bllokuar kalimin.

Personi që kishte raportuar tanimë kishte hequr dorë nga denoncimi dhe vendosi ta kursejë nga dënimi fqinjin e tij.

Përveç kohës së bashku, polici Fiton Kukaj foli edhe për problemin e mospagesës së udhëtimit.

Për KIKS-in, ai rrëfeu se si jeta e tij ndryshoi pas pranimit në qendrën bazë në Policinë e Kosovës.

Duke qenë se shpenzimet e udhëtimit nga Peja deri në Prishtinë çdo ditë ishin të mëdha, ai u detyrua të nisë jetën në kryeqytet, vetëm që të jetë sa më afër punës dhe të përballojë shpenzimet.

I brengosur, ai foli edhe për shumë kolegë të tij, të cilët udhëtojnë nga disa qytete të Kosovës.

Kukaj tha se shpenzimet e tyre janë goxha të mëdha. 

Go to TOP