Nesër seanca për konstituivin e Kuvendit të Kosovës

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun njofton se nesër në ora 10:00, nis seanca konstituive e Kuvendit.

Në seancë do të shqyrtohen këto pika të rendit të ditës: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; Betimi i deputetëve; Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, duke i siguruar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja si e dyta ka siguruar 24 ulëse, ndërsa LDK-ja 20. Ndërkaq, koalicioni midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka siguruar 8 mandate. /Kosova.info/


Go to TOP