Nepal, 7 alpinistë të vdekur nga orteku
Një ortek ka goditur një kamp në majëmalin Yalung Ri në Nepal, të hënën, ku për pasojë kanë vdekur pesë alpinistë të huaj dhe dy udhërrëfyes nepalezë, thanë zyrtarët.
Zëdhënësi i Forcës së Policisë së Armatosur të Nepalit, Shailendra Thapa, tha se pesë persona të tjerë u plagosën në kampin bazë, i cili ndodhet në një lartësi prej 4.900 metrash, raporton CNN.
Identitetet e alpinistëve të huaj ende nuk janë konfirmuar.
Moti në Nepal është përkeqësuar që nga java e kaluar, me stuhi bore në male. Ekipet e shpëtimit po shkojnë në vendngjarje në këmbë. Një helikopter shpëtimi tentoi të arrinte në zonë, por moti i keq e detyroi të kthehej prapa. Thapa tha se do të përpiqet sërish të martën në agim.
Mali Yalung Ri është një majë 5.600 metra i lartë dhe konsiderohet mal për fillestarë që nuk kanë përvojë të mëparshme në ngjitjen e maleve të larta. Nepali është vendi ku ndodhen tetë nga 14 majëmalesh më të larta në botë, përfshirë edhe Everestin.
