Rama: Nga katastrofë në mrekulli – Sheshi i ri i Prishtinës, shembull i transformimit urban
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar sheshin e ri të kryeqytetit duke e cilësuar atë si një shembull të qartë të transformimit urban që po ndodh në Prishtinë.
“Jemi këtu në këtë sheshin e ri të kryeqytetit, i cili është mes zonës së Termokosit edhe ndërtesave ku i kemi bërë fasadat e reja. E mbani mend si ka qenë këtu – katastrofë. E tash është një mrekulli e vërtetë, një park i mrekullueshëm për Prishtinën, për kryeqytetin tonë të zemrës,” tha Rama.
Ky projekt është pjesë e planit të gjerë të revitalizimit të hapësirave publike në kryeqytet, me qëllim të krijimit të më shumë zonave të gjelbra dhe vendeve të përshtatshme për qytetarët. Sipas Ramës, ky shesh i ri reflekton vizionin e një Prishtine moderne, të pastër dhe të gjelbër. /Kosova.info/
