Nëna e Astrit Deharit ‘paraqitet’ në emision live ku po intervistohet Abazi

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehar i ka parashtruar një pyetje deputetit, Haki Abazi i cili sot hodhi akuza se Vetëvendosje qëndron prapa humbjes së mostrave të Deharit.

Xhemile Dehari ka kërkuar nga Abazi që ta di se kush qëndron prapa informacioneve që Abazi po i jep.

“Prej kur është duke u marrë me hetimet për Astrtin, se kur e vranë tha se është vetëvrasje. Qysh ka mujt me ditë atëherë. Dhe sot se si u humbën mostrat e Astrit le të flet me emra se prej kujt i merr këto informata”, është pyetja që moderatori  ia ka lexuar deputeti Abazi.

Abazi ka mohuar se ndonjëherë ka thënë se Astrit është vetëvra.

“Nuk e kam thënë kurrë, këto janë propaganda se unë jam deklaru për rastin e Astrit Deharit. Asnjëherë (skam thënë që ka krye vetëvrasje)”.

Sot Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar rëndë partinë e tij në pushtet, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Ka thënë se kryeministri Albin Kurti e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin./Dukagjini

Go to TOP