Në Velegllavë të Kamenicës, fermeri kujdeset për 200 dele e 10 lopë

Xhemajl Kçiku nga Velegllava e Kamenicës ka një tufë blegtorale prej 200 dele dhe 10 lopë qumështore. Ai, ndonëse përballet me barriera të ndryshme, është i vendosur të ecë përpara, ndërsa e ka ndarë mendjen të mos ndalet, madje ta shtojë numrin e krerëve.

“Ja asnjëherë deri në frymën e fundit veç do ta rriti nëse më lejojnë edhe shteti se po më kufizojnë të tregova ma kanë kufizuar para derës së stallës. Secili banorë I fshatit Velegllavë, Poliqkë Desivojcë, Laqiq, Tërstenë e kanë vullnetin me u kthye
në tokat e tyne se po e shohin fitimin, leverdia, veç mos ja nist me kurgjo munet me kumpir, munet me pasul, munet me mjella tjera , munet me serra të gjitha bahen”, tha ai.

Rikthimi i banorëve në fshat me investimet e tyre në gjithë zonën çdo ditë e më shumë po shtohet, ndërsa ekzistojnë kushte për zhvillim, thotë Hajrush Redenica, banor i kësaj ane. 

“Këtu është vendi për dele, lopë, dhi që me pasë bio gjithçka kanë mundësi edhe ku me i qua, ku me i shitë ato prodhimet e tyre por shkaku i tyre nuk munjn me investue këtu këta persona që i kanë pronat e veta që ua kanë lanë stërgjyshërity e vet, baballarët e vet që i kanë në emrat e vet ama nuk
mund me punue shkaku i infrastrukturës”, tha ai.

Fermeri Kçiku perspektivën thotë se e ka parë për të punuar dhe jetuar në fshatin e tij të lindjes ku ka gjetur pavarësi ekonomike.

“Kemi edhe disa probleme edhe dame s?ka ndërmarrë kush asnjë hap si në kafshë ashtu edhe në sitem, njerëz, dame materiale. Ma kanë derdh kanalizimin e cisternë i kam të incizuara me fakte i din edhe policia kohëve të fundit, lajmërimi i fundit u kanë kur mu kanë lajmërue delet prej spërkatjes së barit te turbina pa paralajmërim që e konsideroj që nuk është e drejtë edhe kanë pësuar delet e kam paraqit rastin por s’ka ndërmarrë kush”, tha ai.

Interesimi i banorëve të dikurshëm të kësaj ane për kthim në fshat ekziston, megjithatë infrastruktura rrugore dhe tensioni i dobët i energjisë, që as për pajisjeve për mjelje të bagëtive nuk iu mjafton, janë probleme me të cilat përballet nënvizon fermeri Xhemajl Kqiku.


Go to TOP