Në Serbi publikohen mesazhet e grupeve kriminale pas të cilave mund të fshihet vrasësi i Oliver Ivanoviqit

Aktakuza  për krim të organizuar kundër policit malazez Ljuba Miloviq dhe Daniel Jovanoviq, i cili punonte në Drejtorinë e Policisë Kriminale, bashkëshortes së tij Dushica Jovanoviq, e cila ishte e punësuar në Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA), si si dhe të pandehurit e tjerë, mund të hedhin një dritë krejtësisht të re në rastin e vrasjes së liderit të serbëve nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq, dhe në fund të hedhin dritë se kush është autori i drejtpërdrejtë i likuidimit. Emri i tij përmendet në bisedat e përgjuara të aplikacionit Sky, raporton sot mediumi serb Nova.rs.

Prokuroria serbe për krimin e organizuar më parë ka ngritur një aktakuzë kundër Milloviqit, bashkëshortes së Jovanoviqit, si dhe të pandehurve të tjerë me dyshimin se ishin pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonte kokainë nga Ekuadori në Evropë.

Organizatori i grupit kriminal ishte Miloviq, dhe aktakuza përshkruan në detaje se si transportohej droga në qytetet evropiane përmes anijeve transoqeanike. Bashkëshortët e akuzuar nga BIA dhe MPB kanë qenë të afërt me Miloviqin dhe roli i tyre ka qenë një lloj mbështetje logjistike, por edhe ruajtja e parave të marra nga kontrabanda e drogës. Bashkëshortët kishin për detyrë t’i ruanin paratë e Milloviqit, t’i paketonin në thasë me vakum dhe më pas t’i transportonin në Mal të Zi.

Megjithatë, ndoshta gjëja më e rëndësishme që ata bënë ishte nxjerrja e informacionit nga bazat e të dhënave konfidenciale të BIA-s.

“Jovanoviq ka mbledhur informacione rreptësisht konfidenciale për hetimet dhe njohuritë operative të disponueshme për anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dhe aktivitetet e grupeve të tjera kriminale në bazat e të dhënave të BIA-s. Më pas ajo ia dorëzoi atë informacion bashkëshortit të saj, Daniel Jovanoviq, dhe ai ia kaloi Ljubo Miloviqit. “Që e akuzuara Dushica Jovanoviq i ka kryer detyrat e cekura del nga provat e mbledhura dhe nga përmbajtja e komunikimeve që bashkëshorti i saj ka kryer me Miloviqin përmes telefonit Sky”, mëson Nova.rs.

Sipas Nova.rs, provat kyçe kundër grupit të organizuar kriminal janë marrë përmes aplikacionit Sky, ku i pandehuri i parë Milloviq figuronte si “Oficer”.

Është veçanërisht e rëndësishme në dosjet e rastit kundër këtij grupi që përmendet një mesazh lidhur me vrasjen e liderit politik të serbëve nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018. Kjo siç raporton mediumi është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se deri më sot nuk është vërtetuar se cilët janë drejtuesit dhe cilët janë zbatuesit e drejtpërdrejtë të likuidimit.

Në mesazhet, në përmbajtjen e të cilave Nova.rs ka pasur akses, që datojnë në vitin 2020, përmendet vrasja e Ivanoviqit. Kështu, më 23 janar 2020, polici i akuzuar Jovanoviq ia dërgoi Milloviqit informacionin e dhënë nga gruaja e tij.

“Vëlla, BIA ka filluar seriozisht të bëjë shaka. Ata u bënë prioritet. Disa vëllezër Matkoviq nga Novi Sadi të cilët furnizohen me mall nga një farë Jaka Zaletel nga Sllovenia. “Pothuajse të gjithë Skaljarët ikën në Slloveni”, i shkruan Jovanoviç Miloviqit.

Më pas ai shtoi si vijon: “I vetmi informacion që shkon tek klani i Kavaçit është se një nga anëtarët e klanit është përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”. Dhe historia thotë se Dedoviq (skalari i vrarë Igor Dedoviq) donte të merrte vetë udhëheqjen e klanit dhe ndërtoi një ekip rreth tij brenda klanit.”

Këtë e ka BIA aktualisht”, thuhet në mesazhe.

Nga mesazhet e përgjuara të Sky, mund të konstatohet qartë se BIA ka informacione të caktuara për vrasjen e Ivanoviqit në janar 2018 dhe kjo nuk është hera e parë që Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit përmendet në kontekstin e vrasjes së një politikani, shkruan tutje Nova.rs.

Është interesant fakti se vetë Ivanoviqi, para vrasjes, i ka raportuar BIA-s se kush e kërcënon, e megjithatë, krimi nuk është parandaluar, e as siç duket nuk i është caktuar shoqërimi, vijon tutje shkrimi.

Edhe pse procedurat për vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë duke vazhduar para Gjykatës së Prishtinës, informacionet për vetë krimin dhe autorët janë ende të pakta.

Ivanoviq u vra me gjashtë të shtëna në shpinë, para objekteve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara akuzohen për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, ndërsa Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Go to TOP