Në mesnatë, Kurti flet me Borrellin për situatën në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në lidhje me situatën e fundit në vend, përfshirë situatën pas-zgjedhore në veri.

Kurti tha se në telefonatën në mesanatë që pati me Borrellin theksoi se “kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët”.

“Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, tha Kurti në një postim në Twitter.

Të premten në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, tre kryetarët e rinj të komunave u penguan për të hyrë në zyrat e tyre, ku u desh intervenimi i policisë për të zhbllokuar hyrjen.

Pas përshkallëzimit të situatës në veri, ShBA ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për masa të dhunshme në veri.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto aksione të Qeverisë së Kosovës po përshkallëzojnë situatën në veri.

Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale në veri janë legjitime.

Go to TOP