Në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha shfaqet edhe personazhi i njohur që bëri “namin” në protestat e Lulzim Bashës

Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” Sali Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD.

Sait Dollapi, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, i është bashkuar këtë të shtunë më 11 dhjetor Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha.

Kujtojmë që Sait Dollapi ishte mjaft aktiv gjatë protestave që opozita zhvillonte kundër qeverisë.

Madje ai është përfshirë edhe në një episod dhune me efektivët e policisë së shtetit. 

Go to TOP