Në Kamenicë arrestohet një person për krime lufte

Një person është arrestuar si i dyshuar se ka kryer krime kundër popullsisë civile në luftën e fundit në Kosovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se personi i arrestuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë rast. 

Go to TOP