Ndëshkimi i Kosovës për dinarin

Shkruan: Naza KRASNIQI

Zbatimi i Rregullores së BQK-së, për ndalimin e  përdorimit të dinarit të Serbisë në Republikën e Kosovës, për ndërkombëtarët po paraqet njërën ndër sfidat më të rënda pas ngjarjes së 24 shtatorit të Banjskës, ku po paralajmërohet edhe sanksione për Kosovën, jo se nuk është vendim i drejtë rregullorja e BQK-së, por duhet t’i jepet kohë komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, ndërsa për z. Kurtin është veç plotësim i një akti normativ pas 16 vjetësh mungesë për të përcaktuar një valutë të vetme në Kosovë përmes Rregullores nga BQK-ja, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e jo si po përmendet aq shumë nga disa në debate e studio, se kushtetuta përcakton EURON si valutë të vetme në Kosovë, e në fakt nuk është ashtu, po citoj nënparagrafin 1 të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm i pagesës përdoret një valutë e vetme, sipas këtij nënparagrafi të cituar nuk përmendet euro por vetëm një valutë e vetme.

Zbatimin i rregullores së BQK-së, u bë aq problematik sa për mendim tim nuk ka kthim më, por pezullim për një kohë që komuniteti serb të njoftohen me procesin e ri për pagesat dhe të ketë kontroll për ato pagesa nga Serbia, pezullimi të jetë me marrëveshje me ndërkombëtarët, e jo se këtë nuk po mundet ta pranojë Vuçiqi, i cili është duke u thirrur në mbrojtje të komunitet serb që jetojnë në Kosovë, e duke alarmuar bashkësinë ndërkombëtare së komuniteti serb janë në rrezik, kjo nuk qëndron sepse komuniteti serb që jetojnë në Kosovë gëzojnë super të drejta dhe kanë trajtim dhe mbrojtje të plotë.

Por për mua problem tjetër është pse pas 16 vite pas miratimit të Kushtetutës të Republikës së Kosovës të nxjerrët një rregullore nga BQK-ja, mos nxjerrja e kësaj rregullore ka mundësuar që edhe pas 16 vite te miratimit të Kushtetutës ende të përdoret dinari si valutë e dytë në Kosovë, nga kjo papërgjegjësi e organeve të Kosovës për ta ndaluar dinarin serb që 16 vite.

Përveç përdorimit të dinarit në enklava në Kosovë është shmangur edhe TVSH në lokalet dhe markete ku është përdorur dinari në pagesa të shërbimeve, blerjeve dhe shitjeve të mallrave, etj që ka krijuar një evazion fiskal.

Kurti është para një akti të kryer, të ndikoj te Bordi i Bankës Qendrore edhe pse BQK sipas nënparagrafi 2 i nenit 11 kushtetutës e thotë qartë se Autoriteti i Bankës Qendrore është i pavarur, por është politika ndërkombëtare që po reagon për një ndërhyrje në një konsensus që në asnjë mënyrë për të shfuqizuar rregulloren, por të ndalohet zbatimin për një periudhë të shkurtë tranzicioni që komuniteti serb të gjejë formë që përmes licencimit të një banke në BQK të bëhet pagesat e ndryshme nga Republika e Serbisë.

Kosova në këto proces është në zbatushmëri të Kushtetutës, edhe pse me vonesë, por më mirë vonë se kurrë.

Pavarësisht reagimeve edhe ndërkombëtarët janë të pajtimit dhe kanë punuar që Kosova gradualisht të zbatojë ligjet në çdo cep të territorit të vetë në të mirë të gjithë qytetarëve e kurrsesi në favor të bandave dhe terroristeve nga Serbia.

Go to TOP