Ndërrimi i orës nga sonte – Ja si do të ndryshojnë kohët e namazit

Nga mesnata e sotme, në Kosovë do të bëhet ndërrimi i orës, duke kaluar në orën verore. Ora do të lëvizet përpara për 60 minuta, çka do të thotë se dita do të duket më e gjatë, por gjithashtu do të ketë ndryshime në oraret e faljes së namazeve.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se, me ndryshimin e orës, besimtarët mund të informohen për kohët e sakta të namazit përmes takvimit zyrtar ose përmes aplikacionit të ri të publikuar nga BIK.

Për ditën e nesërme, e diel – 30 mars 2025, oraret e namazit janë si më poshtë:

Imsaku: 04:39

Lindja e Diellit: 06:14

Fitër Bajrami: 06:59

Dreka: 12:44

Ikindia: 16:17

Akshami: 19:07

Jacia: 20:40

Besimtarët ftohen të përshtatin agjendën e tyre me orarin e ri dhe të informohen rregullisht për kohët e sakta të faljes. /Kosova.info/


Go to TOP