PZAP: Nga 644 mijë euro gjoba për partitë vetëm 101 mijë janë paguar

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjor.

PZAP njofton për të gjitha vendimet lidhur me procesin zgjedhor gjatë kësaj periudhe.

Nga të gjitha ankesat, ka aprovuar 249 vendime, ka refuzuar 242 vendime, 73 ankesa ishin të palejuara, 4 të tërhequra, 53 të pasafatshme dhe dy pjesërisht të pranuara.

Ndërsa, në Komisionin e Pavarur për Media PZAP ka dorëzuar 17 ankesa kurse në Këshillin e Mediave të Shkruara dy ankesa.

Në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-ja për subjektet politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro, njoftoi tutje PZAP.

Ndaj vendimeve të PZAP-it, janë paraqitur 47 ankesa në Gjykatën Supreme, ndër to; në 34 raste u vërtetuan vendimet e PZAP-së, u ndryshuan pjesërisht 7 vendime, ndërsa 6 vendime të PZAP-së u ndryshuan nga Gjykata Supreme.


Go to TOP