Ndërpritet përkohësisht sistemi i tatimit në pronë, Kryeqyteti kërkon mirëkuptim
Kryeqyteti ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se sistemi i Tatimit në Pronë është ndërprerë përkohësisht këtë të hënë, më 4 maj 2026.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë, ndërprerja ka ardhur si rezultat i disa rregullimeve teknike që janë duke u realizuar në sistem.
Për pasojë, autoritetet kanë bërë të ditur se mund të ketë pengesa dhe ndërprerje të përkohshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, deri në përfundimin e plotë të procesit të rregullimit.
Kryeqyteti ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve duke i falënderuar për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. /Kosova.info/
