Ndërprerje masive e internetit pas sulmeve SHBA-Izrael
Irani është përfshirë nga një ndërprerje masive e internetit, sipas “NetBlocks”, një agjencie që monitoron rrjetin.
Ky zhvillim ndodh ndërsa SHBA dhe Izraeli po kryejnë sulme në vend.Kjo nuk është hera e parë që interneti në Iran ndërpritet. Vetëm muajin e kaluar, vendi u përfshi nga një ndërprerje totale e internetit gjatë protestave kombëtare, të cilat u shtypën brutalisht nga qeveria.Disa qytetarë arritën përkohësisht të lidhen me internetin duke përdorur metoda si interneti satelitor “Starlink” i “SpaceX” dhe rrjetet virtuale private (VPN).
