Ndarja me Bes Kallakun, Xhensila Myrtezaj vazhdon të jetë në formë të mrekullueshme

Ajo këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, e cila u komentua për ndarjen pas shumë vitesh nga aktori Bes Kallaku.

E kjo u vërtetua nga ky i fundit, teksa u shpreh se me ‘nusen jemi si dy të huaj’.

Komediani dhe prezantuesi tha po ashtu që fëmijët jetojnë me të dhe se për këtë po i sheh më rrallë.

Megjithatë, Xhensila duket se nuk e ka në mendje fare këtë, në bazë të postimeve që po bën vazhdimisht në Instagram.

Bukuroshja edhe në një set të ri fotografik ka mahnitur me dukjen provokuese, duke vënë në pah linjat trupore.

Xhensila nga ana tjetër nuk ka deklaruar akoma asgjë në lidhje me ndarjen nga Besi.

Ata kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë Ajka dhe një djalë, Amen. 

Go to TOP