Nazmi Osmanaj, kandidati i AAK-së me numrin 37 për Kuvendin Komunal të Prishtinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Prishtinë, ka prezantuar listën zgjedhore për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, ku përveç kandidatëve të njohur janë përfshirë edhe emra të rinj me përgatitje dhe profile të ndryshme profesionale.

Një nga kandidatët që tërhoqi vëmendje është Nazmi Osmanaj, i cili në këtë garë zgjedhore paraqitet me numrin 37 dhe është pjesë e ekipit të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha. Osmanaj konsiderohet si një prej emrave me potencial për të fituar ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke u vlerësuar për përvojën e tij të gjerë profesionale dhe angazhimin në jetën shoqërore.

Karriera e tij profesionale përfshin pozita të rëndësishme, ndër to:

  • 2006 – 2009: Koordinator, Kolegji FAMA
  • 2009 – 2019: Drejtor i Administratës (Nivel Master), Kolegji FAMA
  • 2019 – 2020: Udhëheqës i Divizionit për Investime Strategjike, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
  • 2020 – 2022: Drejtor për Investime Strategjike, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
  • 2022 – vazhdon: Udhëheqës i Divizionit për Investime Strategjike, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

AAK vlerëson se përfshirja e Osmanajt në listën zgjedhore do të sjellë një frymë të re në politikën lokale, duke synuar përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Prishtinës dhe adresim të drejtpërdrejtë të nevojave të komunitetit.

Go to TOP