Mustafa kritikon VV-në: Çmimet rriten, qeveria tregon përralla për suksese
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku kjo e fundit prezanton arritjet e saj gjatë mandatit qeverisës. Mustafa e cilëson këtë si një përpjekje për të fshehur realitetin e rëndë ekonomik, ndërkohë që çmimet e energjisë dhe produkteve ushqimore vazhdojnë të rriten.
“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për ‘sukseset’ e saj,” shkroi Mustafa duke e shoqëruar reagimin e tij me ironinë: “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!”
Sipas tij, qeveria po mundohet të krijojë një imazh të rremë të situatës në vend, ndërkohë që qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Mustafa dhe LDK-ja kanë qenë kritikë të vazhdueshëm të politikave ekonomike të qeverisë Kurti duke e akuzuar atë për menaxhim të dobët dhe mungesë të zgjidhjeve konkrete për rritjen e kostos së jetesës. /Kosova.info/
