Musliu: Vuqiçi bashkë me Radoiçiqin dirigjojnë struktura ilegale në Kosovë

Analisti i sigurisë njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq bashkë me kryeterorristin Milan Radojçiç, dirigjon struktura ilegale serbe në Kosovë.

“Gënjeshtari Vuçiq nuk mund të përcaktohet cilën gënjeshter ta prezenton. Modele të reja tripodesh apo umbrellash por me paisje snajperi?!. Ai dje mohoj të ketë marr pjesënë ne Safari por ka harruar qe në vitin 1994 pati deklaru: “Kur filloi lufta në Bosnje, unë shkova në Sarajevë dhe u paraqita si vullnetar. Nuk isha anëtar i ndonjë partie, thjesht shkova. I njihja disa miq dhe për këtë arsye shkova të mbroj serbët. Kam qenë për një kohë në varrezat hebreje”, kashkruar Musliu në ‘Facebook’.

Sipas tij, vet fakti që ka pranuar publikisht se ka qenë në pozicionet e varrezave te hebrenjëve në Sarajevë, pikërisht aty ku sipas dëshmive dhe raportimeve ndërkombëtare u qëllua mbi civilë, e konfirmon prezencen e tij në ‘Safari Snajper’

“I kam disa pyetje. Çfarë ka bërë Vuçiqi saktë në pozicionin e varrezave hebreje, në çfarë operacione ka marrë pjesë?. Është i njëjti Vuçiq i cili bashk me Radojqiqin dirigjon struktura ilegale serbe në Kosovë, e keni parasysh”, tha ai. /Kosova.info/


Go to TOP