Murseli: Gjilani miraton lirimin nga pagesa në shëndetësi për pjesëtarët e FSK-së
Në seancën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, asamblistët miratuan unanimisht iniciativën për të liruar nga pagesa të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në institucionet shëndetësore që menaxhohen nga Komuna e Gjilanit.
Iniciuesi, asamblisti i LDK-së, Gentrit Murseli, e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm në mbështetje të ushtarakëve të Kosovës. Ai falënderoi për përkrahjen Nënkolonelin e FSK-së, Arben Avdyli, Kapitenin Durim Behluli dhe Togerin Luan Haradinaj.
Murseli shprehu mirënjohje për të gjithë asamblistët, veçanërisht ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe kryesuesin e Kuvendit, Kushtrim Kadriu, për mbështetjen e kësaj iniciative. /Kosova.info/
