Murati tregon sa do të përfitonte një familje sikur të ulej TVSH-ja dhe akciza

Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë të enjten se “nga politikat që po i kërkon opozita një familja përfiton 16 euro e 50 cent në muaj”.

“10 euro prej TVSH-së dhe 6 euro e 50 cent nga karburantët”, ka thënë Murati.

Ai i është referuar kërkesës për ta ulur TVSH-në për produktet ushqimore dhe akcizën.

“Ne i kemi dhënë nga 100 euro, pra duhet vite që këto politikat e juaja të propozuara të arrijnë efektin”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu ka thënë se prej akcizës së naftës shteti ka përfituar 15 milionë euro më shumë.

Murati gjithashtu ka thënë se “opozita mund të mos i kenë informatat e nevojshme”.

Go to TOP