Murati tha se rritja ekonomike ishte 3.96%, reagon Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit për statistikat e publikuara në Facebook që sipas tij tregonin për rritje ekonomike në vend.

“Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë”, shkroi ish-ministrja, duke publikuar një grafik, së bashku me link-un e ASK-së.

Ajo përmendi tenderët njëburimor dhe inflacionin që sipas saj ka qenë enorm.

“Derisa gjatë këtij mandati ka pasë inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%), janë dhënë mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milionë euro”, Kënd po provoni ta mashtroni?”, shkroi në Facebook Hykmete Bajrami. /Kosova.info/

Go to TOP