Murati nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentar

Deputeti Hekuran Murati nuk ka arritur as sot të marrë votat e mjaftueshme për kryeparlamentar.

Murati për të dytën herë në përpjekjen e 57-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është propozuar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje nga Donika Gërvalla. Megjithatë, edhe kësaj radhe nuk u arrit kuota e 61 votave.

Nga 106 deputetë të pranishëm për kandidaturën e Muratit votuan 55 deputetë, kundër 46 dhe 5 deputetë kanë abstenuar.


Go to TOP