Milani tërhiqet nga blerja e nga Victor Boniface, kjo është arsyeja

Milani duket se ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i Victor Boniface.

Pas vizitave mjekësore, stafi kuqezi ka ngritur dyshime serioze mbi gjurin e djathtë të sulmuesit nigerian, i cili është operuar më herët dhe nuk është rikuperuar plotësisht.

Boniface, i cili ishte në Milano për t’i dhënë fund tratativave, është kthyer sot në Gjermani, ndërsa pritet që drejtuesit kuqezinj të njoftojnë zyrtarisht Bayer Leverkusen për tërheqjen nga negociatat.

Kjo nuk është hera e parë që kartoni i 23-vjeçarit bëhet pjesë e diskutimeve të dështuara. Në dhjetor, Leverkusen kishte arritur akordin ekonomik me Al-Nassr, por klubi saudit në momentet e fundit preferoi të firmoste me sulmuesin kolumbian Jhon Durán.

Tashmë Milani do të rikthehet në treg për të kërkuar një alternativë të re në repartin ofensiv, pasi Boniface nuk shihet më si një investim i sigurt për të ardhmen.


Go to TOP