Murati: Kurti në kontakt me partitë për çështjen e presidentit
Ministri i financave, Hekuran Murati ka thënë se kryeministri Albin Kurti është në kontakt me partitë politike për të biseduar për çështjen e presidentit.
Pas komisionit për buxhet Murati tha se do të ketë njoftim për takimet.
“Ajo çfarë ka thënë kryeministri qëndron, shumë shpejt do te ketë edhe takime dhe zhvillime sa i përket kësaj çështje por për me tepër i takon kryeministrit që të deklarohet”, ka thënë Murati.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë kohë Kuvendit të Kosovës 34 ditë për të thirrur seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Prev Post
Si do t’ju prekë lufta në Iran?
