Murati: Kthimi i investimeve nga bonot e diasporës pas 3 vitesh

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se javën e kaluar janë bërë tre vjet që nga emetimi i Bonove të Thesarit për Diasporën, me maturimin e parë të Bonove 3-vjeçare.

“Investitorët tashmë kanë marrë kthimin e plotë të investimeve së bashku me këstet e fundit të interesit”, ka shkruar Murati.

Sipas Muratit, këto fonde janë përdorur për të ndihmuar qindra biznese prodhuese në rritjen e kapaciteteve të tyre, duke theksuar se investimi në Bono Thesari jo vetëm që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, por është edhe financiarisht i leverdishëm dhe i garantuar nga shteti.

“Investitorët që kanë investuar në Bono 5-vjeçare do të vazhdojnë të marrin kthimin e interesit edhe për dy vitet e ardhshme”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP