Murati: Kandidatja jonë është Albulena Haxhiu, shpresojmë për consensus

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, para fillimit të vazhdimit të seancës, theksoi se sot “duhej të ishte një ditë pushimi”. Ai shtoi se “jemi të interesuar, por përtej votës nuk mund të bëjmë shumë”.

Murati shprehu shpresën se mund të ketë ndryshim qëndrimesh nga partitë tjera dhe tha se “ato nuk kanë treguar interes për arritjen e konsensusit”.

Kur u pyet nëse do të ndryshohej kandidatja për kryetar Kuvendi, ai u përgjigj se “kandidatja jonë është Albulena Haxhiu, gruaja më e votuar”.


Go to TOP