Murati: Fitch Ratings e ri-konfirmon vlerësimin kreditor të Kosovës
Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se Fitch Ratings e ri-konfirmon vlerësimin kreditor të Kosovës me Bankën Botërore, me perspektivë stabile.
Murati në një postim në Facebook, ka shkruar se Agjencia ndërkombëtare Fitch Ratings e ka ri-konfirmuar vlerësimin kreditor të Kosovës në vlerësimin e fundit të publikuar ditën e djeshme.
Tutje ai ka shkruar se sipas agjencisë Fitch, Kosova ka borxh publik të ulët dhe stabil, kosto të ulët të borxhit, dhe politika të matura fiskale.
“Raporti thekson se inflacioni ka vazhduar rënien duke prekur 1.4% në muajin gusht, ndërsa ekonomia është rritur përtej projeksioneve në gjysmën e parë të vitit 2024. Sipas raportit, ka pasur progres në reforma, dhe se programi me FMN-në ka përmbushur të gjitha caqet. Gjithashtu, raporti vë në pah se Qeveria Kurti pritet të jetë qeveria e parë që e çon mandatin deri në fund, dhe aktualisht po udhëheq në sondazhe për zgjedhjet që pritet të mbahen në shkurt 2025. ka shkruar Murati në Facebook. /Kosova.info/