Murati e Bajrami debatojnë për shifrat e eksportit e qarkullimit të biznese

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili në një status në Facebook ka paraqitur të dhëna për qarkullimin e bizneseve. 

Deputetja Bajrami ka reaguar duke i thënë se po ia kujton rënien e eksporteve.

“Ministër, po ta kujtoj se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta se ato të vitit 2022, për këtë s’po flet a? Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që iu ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karameleve”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka përmendur inflacionin në mandatin e Qeverisë Kurti e mungesën e investimeve kapitale. 

“Në mandatin e juaj: Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vjetët e fundit, bizneseve u është dyfishuar tatimi në pronë, bizneseve u është rritë çmimi i energjisë, bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasur shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët se ai i vitit 2022. Qe dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emëruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë. E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi”, ka shkruar Bajrami.

Go to TOP