Murati: Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës
Pas publikimit të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se dekreti i presidentes, Vjosa Osmani ishte në shkelje të Kushtetutës.
Ministri i kabinetit të Kurtit thotë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, vetëm pse opozitës nuk po u pëlqen rezultati i zgjedhjeve.
“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati që ua ka dhënë populli. Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës!”, ka shkruar Murati.
Kushtetuesja ka publikuar sot Aktgjykimin duke i dhënë 34 ditë afat deputetëve që të zgjedhin kreun e shtetit, në të kundërtën, nëse kalon ky afat, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë, Kushtetuesja ka konstatuar se dekreti i presidentes nuk prodhon asnjë efekt juridik.
