Dardanët zbarkojnë në Bratislavë

Kombëtarja e Kosovës para pak minusha ka zbarkuar në Bratislava, ku nesër do të përballet me Sllovakinë.

Sllovakët dhe Dardanët do të ndeshen në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Dardanët kanë zhvilluar inspektimin e fushës në stadiumin ku do të luhet ndeshja, duke u njohur nga afër me kushtet e terrenit para kësaj përballje tejet të rëndësishme.

Atmosfera në kampin e Kosovës raportohet të jetë pozitive, me lojtarët dhe stafin që duken të fokusuar maksimalisht për duelin.

Kosova synon në duel me sllovakët do të kërkojë fitore në mënyrë që të bëjë hapin e madh në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Go to TOP