Murati akuzon LDK-në për manipulim të votës me postë: Kërkon veprim urgjent të organeve të rendit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar publikisht Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për manipulim të votave me postë në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas Muratit, tashmë ka argumente të shumta që faktojnë ndërhyrjen e LDK-së në këtë proces duke e cilësuar si të papranueshme dhe që hedh hije të zezë mbi integritetin e zgjedhjeve.
“Organet e rendit duhet të vihen në lëvizje sa më parë për të hetuar këtë çështje,” ka thënë Murati në një reagim publik duke kërkuar ndëshkim ligjor për këdo që ka cenuar procesin demokratik. /Kosova.info/
