Mungoi në Met Gala por shkëlqeu në ‘iHeart Festival’, të gjithë sytë nga Dua Lipa

Pasi kaloi Met Gala këtë javë, Dua Lipa kompensoi mungesën e saj në tapetin e kuq në Festivalin e Muzikës iHeartRadio. 

Të gjithë sytë ishin drejtuar te Dua teksa ecte në tapetin e kuq me një fustan dantelle nga koleksioni i pranverës LaQuan Smith 2022.

Ndërsa interpretonte disa nga hitet e saj më të mëdha në skenë – përfshirë ‘New Rules dhe ‘Love Again’ – këngëtarja shqiptare shkëlqente me pamjen elegante. 

Në gjysmën e performancës së saj, Dua mori një moment për të vlerësuar që ishte përsëri në skenë pas një pauze të gjatë.

“Vegas, kjo është e mahnitshme. Kjo është hera ime e parë që kthehem në skenë që nga viti 2020, kështu që ka kaluar shumë kohë. 

Shpresoj që ju të kaloni një kohë të mirë.“, tha Lipa. Performanca e saj vjen vetëm pak ditë pasi njoftoi se do të nisë një turne në Amerikën e Veriut vitin e ardhshëm.

Dua mori dhe çmimin Titanium iHeartRadio për ‘Levitating’. Artistja u vlerësua dy herë me këtë çmim në 2020 për këngët “Break My Heart” dhe “Don’t Start Now.”

Image
Go to TOP