Muja: Janë katër vende me rritje ekonomike pozitive, ndër to edhe Kosova

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar akuzat e opozitës se në Kosovë nuk do të ketë rritje të lartë të zhvillimit ekonomik. Muja thotë se rritja do të jetë 4 deri në 5 për qind.

“Ekzistojnë disa vende, tri-katër vende që kanë rritje ekonomike pozitive dhe nga to është Kosova. Janë disa veprime kryesisht që i ka bërë qeveria që na ka ndihmuar me pasë rritje ekonomike se përndryshe edhe ne do të kishim rritje të vogël, siç ka edhe rajoni, përjashtim ish Mali i Zi dhe Kosova që kanë pas rritje solide ekonomike, por sipas këtij raporti Kosova dhe Mali i Zi prin për nga rritja ekonomike bile edhe vitin e ardhshëm do të prijë sepse ne kemi pas fatin që mërgata diaspora e Kosovës në kuadër të shërbimeve e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe e dyta është fakti që për shkak të formalizimit të ekonomisë dhe veprimeve qeveritare edhe raporti i Bankës Botërore tregon që Kosova ka pasë rritje të shpenzimeve qeveritare e cila ka ardhë në sajë të mbledhjes së mirë të tatimeve sipas bankës botërore dhe ajo e MEF-it”, thotë Muja.

Ndërsa, sa i përket raportit të Bankës Botërore, Muja thotë se është pozitiv për Kosovën llogaritur faktin e periudhës së ndjeshme që ka pasë Evropa, përfshirë krizën energjetike.

“Kosova ka pasë rritje ekonomike, ajo ka ardhë për shkak të kërkesës që ka pasë në BE dhe rritja ekonomike në vendet Eurostat ka qenë 3-4 për qind në Kosovë mund të ketë qenë 4 deri në 5 për qind, mirëpo tash llogarite Eurostatin ose Eurozonën mund të ketë rritje 1 për qind. Ndërkohë, Kosova ka rritje 4 për qind siç thotë raporti, mendoj që është pozitiv dhe që është mirë, sepse ka pasë një periudhë shumë të ndjeshme në Evropë pas shokut asimetrik që ka ardhë për shkak të naftës, krizës energjetike, krizë pas krize po befasisht besoj se është një zhvillim pozitiv i Kosovës që ekonomia jonë i ka tejkaluar me pak vështirësi, por i ka tejkaluar këto krizat e mëdha që është ballafaquar Kosova edhe unë besoj që qeveria e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë administrim, përndryshe do ishte vështirë”, thotë Muja.

Go to TOP