Muharremi: Votat e diasporës nuk ndikuan te rezultati i LVV-së

Analisti Shenoll Muharremi vlerëson se ndikimi i mërgatës në zgjedhjet e fundit është më shumë një mit se një realitet.

Sipas tij, në zgjedhjet lokale, LDK ka arritur të fitojë më shumë se LVV, ndërsa në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, votat e diasporës nuk kanë ndryshuar fare rezultatet për LVV-në.

“LVV ka pasur 48 mandate pa diasporë, dhe pas numërimit të votave të mërgatës, rezultati mbeti 48 mandate,” shprehet Muharremi.

Ai thekson se diskutimi rreth ndikimit të diasporës shpesh është thjesht një wishful thinking, pa lidhje me realitetin zgjedhor. /Kosova.info/


Go to TOP