Muharremi: Sulmet me fake news ndaj Hykmete Bajramit po e forcojnë dhe mund të kthehen në valë pro-LDK

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj sulmeve të fundit që po i bëhen Hykmete Bajramit duke paralajmëruar se këto goditje të organizuara me video të montuara dhe lajme të rreme do të prodhojnë efekt të kundërt. Sipas tij, në vend që ta dëmtojnë, kundërshtarët po e rrisin edhe më shumë profilin dhe mbështetjen e saj.

Muharremi e përshkruan Bajramin si një “monster politik”, në kuptimin pozitiv të fjalës—një figurë me fuqi, kompetencë, dije dhe eksperiencë të rrallë në skenën politike të Ballkanit. Ai nënvizon se ajo gëzon kredibilitet, integritet profesional dhe një mbështetje të gjerë në opinionin publik, gjë që e bën të vështirë për t’u thyer nga fushatat denigruese.

Sipas analizës së tij, sulmet e koordinuara rrezikojnë të rikthehen si bumerang për ata që i prodhojnë duke i dhënë Bajramit edhe më shumë vullnet për të vazhduar me forcë. “Në njëfarë mënyre, këto sulme vetëm sa po e nxjerrin më të mirën e saj,” thotë ai duke paralajmëruar se situata mund të kthehet natyrshëm në një frymë të re pro-LDK në zgjedhjet e dhjetorit.

Në përfundim, Muharremi thekson se Hykmete Bajrami po dëshmohet si një “arrë e fortë”, që jo vetëm nuk thyhet lehtë, por rrezikon t’u thyejë dhëmbët atyre që mendojnë se politika fitohet me fakenews, propagandë dhe portale të rreme. Sipas tij, zgjimi i potencialit të saj maksimal mund të rezultojë “shkatërrues” për kundërshtarë që mbështeten në metoda të tilla. /Kosova.info/


Go to TOP