Muharremi: Kushtetuta u shkel përsëri, deputetët e LVV-së po sulmojnë ekonominë e pavarësinë
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës duke thënë se sot është shkelur përsëri Kushtetuta, me qëllim dhe vetëdije të plotë. Ai akuzoi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se po e cenojnë çdo ditë ligjin duke sulmuar bizneset, ekonominë, gjykatat, gazetarët dhe zërat e pavarur.
Muharremi tha se këta deputetë nuk ndjejnë më asnjë përgjegjësi as kur, sipas tij, “rrejnë para kamerave çdo ditë”, ndërsa shtoi se disa prej tyre “ma shumë i përkasin shkollës fillore se Kuvendit”.
Duke iu drejtuar qytetarëve, analisti kërkoi reflektim në zgjedhjet e ardhshme. “Herën tjetër kur të shkoni tek kutia e votimit, qitne pak gishtin në kry e mendoni kënd po e votoni”, u shpreh Muharremi. /Kosova.info/
